Dybala's future is still at Roma, signing on Monday, figures

2026-05-21 13:27:32 / SPORT ALFA PRESS

Dybala's future is still at Roma, signing on Monday, figures

E ardhmja e Paulo Dybalës duket se do të jetë ende te Roma. Pas shumë zërave për një kthim të tij në Argjentinë për t’u transferuar te Boca Junior, sulmuesi argjentinas qartëson gjithçka që do të ndodhë me të; do të qëndrojë në kryeqytetin italian dhe pas mbylljes së çështjes së kualifikimit në Ligën e Kampioneve, Roma mund të zyrtarizojë rinovimin e kontratës me të.

Ditët e fundit Dybala ka qenë shpesh në kontakte me klubin dhe me agjentin e tij Jorge Antun dhe mori vendimin që të vijojë eksperiencën e tij me verdhekuqtë edhe për të paktën 1 vit tjetër me opsion rinovimin e mëtejshëm të kontratës. Shifrat padyshim që do të jenë më të ulëta se ato aktuale(8 milionë euro neto në sezon).

Marrëveshja e re parashikon një pagë bazë 2-2.5 milionë euro, shifër së cilës do të shtohet një bonus u bollshëm dhe i lehtë për t’u arritur pasi do të jenë të lidhura me numrin e ndeshjeve, golat e shënuar dhe objektivat e skuadrës.

Gian Piero Gasperini është entuziast për faktin se do të mund të punojë me Dybalën dhe pas ndeshjes me Veronën pritet të dalë edhe komunikata zyrtare.

 

Happening now...