Expelled from the Elbasan DP, Madhi denies the accusations: I only supported the Democrats! PSD also reacts

2026-03-30 13:41:45 / POLITIKË ALFA PRESS

Expelled from the Elbasan DP, Madhi denies the accusations: I only supported the

Drejtuesja e grupit të këshilltarëve të demokratë në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, Doris Madhi, ka rrëzuar akuzat e Partisë Demokratike se ajo ka mbështetur Partinë Socialdemokrate gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Dega e PD-së në Elbasan deklaroi dje se Madhi u hoq nga listat e anëtarësisë sepse “është angazhuar maksimalisht në krah të subjektit politik Partia Socialdemokrate” gjatë fushatës elektorale të 2025 dhe se “gjatë procesit të numërimit të votave në Prrenjas, znj. Madhi ka qenë e angazhuar si vëzhguese e PSD”.

Drejtuesja e grupit të këshilltarëve të demokratë në Këshillin Bashkiak jo vetëm mohon një tradhti të tillë politike nga ana e saj, por shton se në Prrenjas këmbëngulja e saj opozitare ka nxjerrë të pavlefshme “dy kuti në të cilat PS kishte dalë me rezultat 101%, pra me 20 vota më tepër se në procesverbal”. Ajo thekson se në zgjedhjet parlamentare ka mbështetur vetëm demokratë dhe kurrsesi nuk do të mbështeste njerëz të lidhur me krimin. 

“Të dashur mjeranë,

Postimet e mia kanë qenë publike dhe kanë mbështetur persona të PD-së dhe miq të mi pa patur hezitim e frikë! Kurrsesi nuk do mbështesja njerëz si ju, të lidhur drejtpërdrejt me krimin, qoftë për përkatësi familjare, qoftë për pazare e përfitime! Kryetari aktual i PD-së, Prrenjas, më ka falënderuar personalisht për ndihmën që i dhashë në procesin e numërimit, duke nxjerrë të pavlefshme dy kuti në të cilat PS kishte dalë me rezultat 101%, pra me 20 vota më tepër se në procesverbal.

Jam kurioze, deputetja e PD-së që paska pasur kohë të më fotografojë mua, pse u largua kur unë pezullova mbi 2 orë procesin e votimit dhe s’pati këllqe të përballej me njerëzit e PS-së?! Na sqaroni pak, kush i induktoi votat PD-Sara Mile dhe pastaj pranoi të mbyllej për 3 orë Pallati i Sportit bashkë me numëruesit brenda?! Të tjerat në vazhdim… Suksese kryetarit të ri”,- thotë Madhi.

Expelled from the Elbasan DP, Madhi denies the accusations: I only supported the

Bashkëpunimi me PSD-në nuk është mohuar vetëm nga Madhi, por edhe nga vetë forca politike e Tom Doshit. Në një reagim zyrtar, PSD deklaron se drejtuesja e grupit të këshilltarëve të demokratë në Këshillin Bashkiak të Elbasanit nuk ka qenë kurrë vëzhguese e saj gjatë procesit të numërimit të votave në Prrenjas.

Partia Socialdemokrate hedh poshtë deklaratën e PD dega Elbasan se zj.Doris Madhi ka qenë vëzhguese e kësaj force politike gjatë procesit të numërimit të votave. Kjo është një gënjeshtër e pabazuar në asnjë fakt nga ana e PD.

PSD ka pasur përfaqësuesit e saj, njerëz të besuar si Antar KZAZ, numërues dhe vëzhgues. Listat e emrat e tyre janë në KQZ dhe lehtësisht të vërtetueshme. PSD Elbasan distancohet nga të gjitha mosmarrëveshjet që kanë mes tyre antarët e PD”,- thuhet në reagimin zyrtar të PSD-së.

Nga listat e anëtarësisë së Partisë Demokratike në Elbasan rezulton të jetë hequr edhe emri i Rudina Allës, kryetare e forumit demokrat të Gruas, ish-deputetes Zheni Gjergji, e emëruar drejtoreshë në Spitalin e Elbasanit, apo Alesia Balliut. Kjo e fundit ka shpallur publikisht ambicien për të kandiduar në garën për kreun e Partisë Demokratike, përballë Sali Berishës, por që me sa duket ka shtuar pakënaqësitë brenda selisë blu.

Kjo valë përjashtimesh vjen vetëm disa ditë pasi PD, përjashtoi si këshilltarë të saj në Këshillin Bashkiak të Durrësit Dritan Burgijën dhe Arlind Boshkun, pasi këto të fundit mbështetën lëvizjen e Ervin Salianjit.

Happening now...

ideas