Vendimi i gjykatës në SHBA, si mashtroi Elon Musk në blerjen e Twitter-it

2026-03-21 15:16:21 / BOTA ALFA PRESS

Vendimi i gjykatës në SHBA, si mashtroi Elon Musk në blerjen e

Një Gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk ka mashtruar aksionerët e Twitter. Padia civile kolektive u paraqit kundër Musk në vitin 2022 nga një grup investitorësh.

Ata e akuzuan manjatin e teknologjisë se ka bërë deklarata të rreme në një përpjekje të qëllimshme për të ulur çmimin e aksioneve të kompanisë së rrjeteve sociale para se ta blinte atë për 44 miliardë dollarë.

Musk fillimisht pranoi të blinte Twitter në prill të vitit 2022, pastaj u përpoq të tërhiqej nga blerja para se në fund ta finalizonte atë.

Musk u detyrua të dëshmonte gjatë gjyqit federal që zgjati disa javë në San Francisco. Ai mohoi çdo shkelje apo pretendim të ngritur kundër tij. Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë shume dëmshpërblimi financiar do t’u akordonte juria paditësve.

Happening now...

ideas