He stalked his ex-partner after 17 years of separation, the Fier Prosecution takes the officer to trial

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq një punonjës policie, i identifikuar me inicialet A.M., i akuzuar për përndjekjen e ish-partneres së tij pas ndarjes së tyre.
Sipas hetimeve, gruaja me inicialet L.C. ka kallëzuar në shkurt të vitit 2025 se ish-partneri i saj, me të cilin kishte pasur një lidhje 17-vjeçare, e ka përndjekur vazhdimisht pas ndarjes në vitin 2024.
Ajo ka pretenduar se është përballur me telefonata të shpeshta, kontakte të vazhdueshme dhe presion psikologjik, duke krijuar frikë dhe ankth për sigurinë e saj personale.
Nga verifikimet e kryera rezulton se ndaj punonjësit të policisë janë bërë disa kallëzime edhe në Prokuroritë e Fierit dhe Durrësit.
Hetimet kanë arritur në përfundimin se ekzistojnë prova që ai ka konsumuar veprën penale të “Përndjekjes”.
Tashmë çështja do të shqyrtohet në gjykatë, ndërsa organi i akuzës bëri të ditur se do të vijojë ndjekjen e rasteve që cenojnë sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve.
Happening now...
Molotov cocktail on Saturday, shopping on Thursday!
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128