"We bought her a princess dress for her funeral!"/ Amidst tears and pain, Ilaria Sula's parents confess: Marku took over their mother's grave

2026-04-06 11:08:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

"We bought her a princess dress for her funeral!"/ Amidst tears and

Një vit pas vrasjes tragjike të shqiptares Ilaria Sula, prindërit e saj Gëzime dhe Flamur Sula kanë rrëfyer në emisionin Verissimo historinë tragjike të vajzës së tyre, që u qëllua për vdekje nga i dashuri i saj filipinas Mark Samson.

Në seancat e fundit gjyqësore, Samson ka pranuar krimin e rëndë, pasi zhduku trupin e vajzës dhe kishte inskenuar largimin e saj, duke dërguar mesazhe nga telefoni i Ilarisë te shoqet dhe prindërit e saj për të krijuar përshtypjen se ishte larguar me dëshirë. Në lidhje me këtë situatë, prindërit e shqiptares dyshojnë se vajza e tyre ishte vrarë ndërkohë që ata merrnin mesazhe në emër të saj.

 “25 marsi 2025 ishte dita e fundit që kemi folur me Ilarian. Për ne, ajo është vrarë po atë ditë,” thonë prindërit, të bindur se vrasja ishte e paramenduar. “Ai e kishte planifikuar gjithçka,” shprehen ata.

Prindërit e Ilarisë tregojënse kanë reaguar menjëherë pasi vajza e tyre nuk zbriti nga treni me të cilin duhej të kthehej në shtëpi nga Roma, ku ajo studionte. Kështu ata u nisën menjëherë për në komisariat, ku dhe u takuan me vrasësin e vajzës, Mark Samson.

“Ai më tha: ‘Më vjen keq që jemi njohur në këtë situatë’. Më tregoi se nuk e kishte parë Ilarian prej një muaji sepse ishin ndarë. Unë e pyeta nëse kishte lidhje me zhdukjen dhe ai u betua mbi varrin e nënës së tij – që në fakt është gjallë – duke thënë: ‘Ilarias nuk do t’i prekja asnjë fije floku, unë e dua’,” thotë Flamur Sula.

Përgjatë ditëve kur në horizont nuk dukej asnjë gjurmë nga Ilaria, Mark Samson vijonte me skemën e tij duke dërguar mesazhe nga telefoni i saj për të bërë të dukej sikur ajo ishte larguar me dëshirë.

Ishte vëllai i saj, Leon, ai që arriti të gjejë vendndodhjen e telefonit, i cili konkludonte në shtëpinë e Markut. Ky detaj u bë dhe incidia për të vijuar hetimet në shtëpinë e Samsonit, i cili rezultoi të jetë vrasësi i Ilaria Sulës.

Kujtojmë se trupi i pajetë i Ilaria Sulës u gjet më 2 prill në një valixhe të hedhur në një humnerë. Ndërsa në fshehjen e këtij krimi që ka tronditur mbarë opinion publik, është përfshirë dhe mamaja e Mark Samsonit, ndaj të cilës u caktua 2 vite burgim.

Ndërsa prindërit e Ilarias nuk i kanë pranuar kurrë kërkimfaljet e saj, duke shtuar se ajo shkeli me këmbë gjakun e vajzës së tyre.

“Me çfarë guximi na kërkon falje pasi pastroi gjakun e vajzës sonë dhe e shkeli me këmbë gjakun e saj?” janë shprehur ata.

“Ashtu si e preka për herë të parë kur lindi, e sistemova me duart e mia ditën e fundit. Doja ta laja vetë, ta prekja trupin e saj. I thashë burrit: dua t’i blej një fustan princeshe për vajzën tonë, sepse ajo ishte princesha e shtëpisë. Shkova i bleva fustan dhe këpucë,” rrëfen mes lotësh Gezime.

Sot e kësaj dite, një vit pas vrasjes tragjike të së bijës, Gëzimë Sula shkon çdo ditë dhe puth pllakë n ë varrit të së bijës, jeta e të cilës u mor për motive banale nga filipinasi.

“Shkoj çdo ditë, ulem dhe i flas për ëndrrat që nuk arriti t’i realizojë. Ajo mezi priste të diplomohej. Sot është Ilaria ajo që më jep forcë të vazhdoj, jam këtu për të kërkuar drejtësi për të.”

Me një dhimbje të madhe në zemër, për Gezimen dhe Flamurin, jeta nuk është më si më parë. Ata mundohen të ecin përpara me fëmijën e tyre të vetëm, Leon ndërsa mbeten në pritje të drejtësisë për vrasjen e vajzës së tyre.

“Jeta jonë ka ndryshuar plotësisht. Ne nuk jetojmë më, ne mbijetojmë. Ecim përpara për djalin tonë Leon dhe për të marrë drejtësi për vajzën tonë Ilaria. Buzëqeshja nuk do të kthehet më në fytyrat tona, por Ilaria duhet të ketë drejtësi.”

Happening now...

ideas