E rëndë në Vlorë! Fëmija 3-vjeçar rrëzohet nga ballkoni i pallatit shumëkatësh, mjekët në “luftë” për ta mbajtur në jetë

2026-04-12 19:01:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë në Vlorë! Fëmija 3-vjeçar rrëzohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku një fëmijë i mitur është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i një pallati shumëkatësh.

Burime për mediat bëjnë me dije paraprakisht se ngjarja është regjistruar pasditen e kësaj të diele në zonën e Skelës në Vlorë, ku fëmija i moshës 3-vjeçare dyshohet të jetë rrëzuar nga kati i katër i pallatit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca e cila e ka transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës. Sipas mjekëve gjendja e të miturit është e rëndë dhe bluzat e bardha po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur në jetë.

Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër informacione në vijim.

Happening now...

ideas