Nafta në bursë rënie të fortë me 16 dollarë për fuçi, Bordi në Shqipëri harron të mblidhet për të ulur çmimin

Bursat ndërkombëtare kanë reflektuar një ulje të fortë të çmimeve të energjisë dhe karburanteve, menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani njoftuan arritjen e një armëpushimi dy javor.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, nafta e papërpunuar "Brent" ka rënë nga 110 dollarë që ishte dje, në 94 dollarë për fuçi vetëm disa orë pasi armëpushimi u njoftua.
Nafta "Brent" e njohur dhe si "Brent Blend", "London Brent" dhe "Brent Petroleum" është standardi kryesor i çmimeve globale për naftën bruto. Ajo përdoret për të vendosur çmimin e dy të tretave të furnizimeve të naftës së papërpunuar të tregtuar ndërkombëtarisht në botë.
Mirëpo, teksa në bursën europiane çmimi për fuçi ka shënuar një rënie të fortë dhe efekti është shtrirë pothuajse menjëherë në të gjitha shtete, në Shqipëri çmimet e karburanteve mbeten në fuqi dhe nafta po shitet me 224 lekë/litri.
Mbetet për t'u parë nëse ulja e çmimit për fuçi do të vërë në lëvizje Bordin e Transparencës, i cili në sapo ka një rritje të çmimeve në bursë, njofton menjëherë edhe rritjen e çmimeve në vend, kurse në rast ulje nuk funksionon e njëjta praktikë.
"Brent Crude" (ICE) është një nga dy çmimet kryesore standarde për blerjet e naftës në mbarë botën. Tjetri është West Texas Intermediate (WTI), që zakonisht i referohet çmimit të kontratës së naftës bruto WTI në Bursën Tregtare të Nju Jorkut.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
