Shoqëronte ish-Zonjën e Parë të SHBA-së, agjenti i Shërbimit Sekret qëllon veten me armë në aeroportin e Philadelphias

27 Mars 2026, 17:22 / BOTA ALFA PRESS

Shoqëronte ish-Zonjën e Parë të SHBA-së, agjenti i

Një agjent i Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara, ka qëlluar aksidentalisht veten në këmbë mëngjesin e së premtes (27 mars), ndërsa shoqëronte ish-Zonjën e Parë të SHBA-së, Jill Biden, në Aeroportin Ndërkombëtar të Philadelphias.

Sipas Policisë së Philadelphias, incidenti ndodhi teksa agjenti ndodhej brenda një automjeti pranë pikës së hyrjes 1 PIA Way dhe Kullës së Pensilvanisë.

Autoritetet bënë të ditur se askush tjetër nuk u lëndua dhe nuk pati ndërprerje në funksionimin e aeroportit.

Sipas mediave të huaja, agjenti mbeti i plagosur dhe po trajtohet në një spital pranë, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimi Sekret e cilësoi ngjarjen si një “shkrepje aksidentale gjatë përdorimit të armës së shërbimit”.

Ndërkohë, mësohet se Jill Biden nuk ndodhej në vendin e ngjarjes në momentin e të shtënës.

Po ndodh...

ide