Shefi i NATO-s, Rutte: Sulmet amerikane ndaj Iranit nuk shkelën të drejtën ndërkombëtare

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se sulmet amerikane ndaj Iranit nuk kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare.
I pyetur në lidhje me sulmet e SHBA-së ndaj Iranit gjatë fundjavës, ai ka thënë se Amerika nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtar.
“Nuk besoj se sulmi amerikan shkeli ligjin ndërkombëtar”, tha ai.
Gjithashtu Rutte tha se aleatët e NATO-s kanë rënë dakord prej kohësh se Irani nuk duhet të zhvillojë asnjë armë bërthamore.
“Aleatët i kanë kërkuar vazhdimisht Iranit të përmbushë detyrimet e tij sipas Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore (NPT)”, tha ai.
Rutte vazhdoi duke thënë se plani i ri i investimeve në mbrojtje i aleancës do të jetë 5% e PBB-së dhe kjo do të ndihmojë në sigurimin e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Ndërsa udhëheqësit fillojnë të mblidhen për samitin këtu, ky është fokusi ynë – të sigurohemi që kemi gjithçka që na nevojitet për të penguar dhe mbrojtur kundër çdo kërcënimi”, shtoi ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




