Gjykata në Berlin i vë “bllokadë” kancelarit Merz: Refuzimi i azilkërkuesve në kufi, i paligjshëm

Një vendim i Gjykatës Administrative në Berlin ka goditur drejtpërdrejt politikën e azilit të kancelarit gjerman Friedrich Merz. Gjykata e cilësoi të paligjshëm refuzimin e menjëhershëm të azilkërkuesve nga kontrollet kufitare në territorin gjerman, sipas një njoftimi zyrtar të publikuar të hënën.
Sipas vendimit, çdo person që kërkon azil gjatë një kontrolli kufitar në tokën gjermane nuk mund të kthehet thjesht mbrapsht, por duhet të ndiqet fillimisht procedura e Dublinit. Kjo procedurë përcakton se cili vend i Bashkimit Evropian është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesës për azil.
Rasti konkret ka të bëjë me tre shtetas somalezë, dy burra dhe një grua, të cilët mbërritën në Gjermani me tren nga Polonia më 9 maj dhe paraqitën kërkesë për azil. Ata u ndaluan nga Policia Federale në stacionin hekurudhor të Frankfurtit (Oder) dhe u dëbuan të njëjtën ditë në drejtim të Polonisë. Rasti përfundoi në gjykatë, ku kjo e fundit u dha të drejtë azilkërkuesve.
Megjithatë, kancelari Merz ka mbrojtur publikisht qëndrimin e tij për kufizimin e migracionit. Në një intervistë për televizionin publik ARD, ai deklaroi se “shifrat duhet të bien ndjeshëm – nuk mund të jenë më gjashtëshifrore. Qytetet, komunat, shkollat, spitalet dhe infrastruktura jonë janë të tejmbushura.”
Ai ka theksuar se refuzimi i azilkërkuesve në kufi do të ndodhë, dhe se është në koordinim me vendet fqinje për zbatimin e këtij plani. “Pres bashkëpunim nga ana e tyre,” është shprehur Merz.
Qeveria e re gjermane ka paralajmëruar masa të reja për të frenuar fluksin e azilkërkuesve, duke përfshirë rritjen e dëbimeve dhe pezullimin e përkohshëm të bashkimit familjar – masa të përfshira në marrëveshjen programore të koalicionit qeverisës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





