G7 bën thirrje për ulje tensionesh mes Izraelit dhe Iranit! Trump nuk ka firmosur ende deklaratën

16 Qershor 2025, 17:24 / BOTA ALFA PRESS

G7 bën thirrje për ulje tensionesh mes Izraelit dhe Iranit! Trump nuk

Liderët e vendeve anëtare të G7-ës kanë bërë thirrje për de-përshkallëzim të menjëhershëm të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, sipas një deklarate të përbashkët, raportojnë dy burime diplomatike dhe një draft deklarate të siguruar nga Reuters.

Deklarata nënvizon rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit global, përfshirë tregjet e energjisë, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin pasigurinë ndërkombëtare.

Megjithatë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk ka firmosur ende draftin e deklaratës, sipas burimeve të njëjta.

Në dokumentin paraprak, theksohet se Izraeli ka të drejtën të mbrohet, ndërsa u kërkohet palëve të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

 

Po ndodh...

ide