
Ligji për ndërtesat dhe energjinë/ Deputetët socialistë kanë braktisur parlamentin, i shpëton Tom Doshi!

Kuvendi ka miratuar me 72 vota pro dhe një kundër projektligjin “Për performancën energjetike të ndërtesave” të dorëzuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i paraqitur si nismëtar nga ministri Taulant Balla.
Pas përplasjeve të forta që shoqëroi seanca gjatë ditës mes mazhorancës dhe opozitës, ku kryefjalë ishin zgjedhjet, u vu re mungesa e shumë deputetëve në sallë nga të dyja krahët.
Para votimit u mor një pushim deri sa të mblidhej numri për kuorum dhe më pas me prezencë të 73 deputetëve, ku Dashnor Sula ishte i vetmi nga opozita që mbeti në sallë dhe votoi kundër, u kalua projektligji me shumicë të thjeshtë votash.
Mazhoranca u shpëtua nga prezenca e deputetëve të PSD-së së Tom Doshit në sallë, me të cilët arritën edhe kuorumin dhe shumicën. Nga ministrat e kabinetit qeveritar ishin të pranishëm Taulant Balla, Ulsi Manja, Ogerta Manastirliu dhe në fund u bashkua edhe Mirela Kumbaro.
Niko Peleshi, ka ngritur si shqetësim kryesor në mbledhje mungesën permanente të deputetëve në komisione dhe seancat plenare, duke bërë që socialistët të mos kenë numrat e nevojshëm për të votuar projektligjet, si në komisione ashtu edhe në seanca plenare.
Burime bëjnë me dije se në mbledhjen me dyer të mbyllura, Peleshi ka sjellë edhe shembullin e një deputeti, duke mos e përmendur me emër, i cili është larguar drejt SHBA-së dhe i ka thënë që të mos e ‘llogarisë’ deri në fund të kësaj legjislature.
Peleshi u ka tërhequr vëmendjen deputetëve, duke u thënë se në mbledhje po u sjell porositë e kryetarit Rama. Duket se deputetët socialistë të cilët nuk u rizgjodhën në votimet e 11 majit, kanë bojkotuar Kuvendin dhe kanë marë pushimet, duke rrezikuar kalimin e ligjeve që do mazhoranca.
Po ashtu, Peleshi ka falënderuar deputetët që vijnë nga PSD e Tom Doshit, që kanë qenë prezentë, duke bërë kështu të mundur numrat e nevojshëm për votimin.

Tokë e xanun? Po por nga Edi!
ide

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

Ramështeti dhe Opozitëpengu!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128