Frikë për jetën e Putinit dhe destabilitet, Kremlini shton masat e sigurisë, çfarë thuhet në raportin e shërbimit inteligjent

4 Maj 2026, 10:59 / BOTA ALFA PRESS
Frikë për jetën e Putinit dhe destabilitet, Kremlini shton masat

Kremlini ka shtuar ndjeshëm masat e sigurisë personale për presidentin rus Vladimir Putin, në sfondin e një vale vrasjesh të zyrtarëve të lartë ushtarakë dhe shqetësimeve për mundësi destabilizimi të brendshëm.

Sipas një raporti të një shërbimi europian inteligjence, i siguruar nga CNN, autoritetet ruse kanë instaluar sisteme të avancuara survejimi edhe në banesat e bashkëpunëtorëve të afërt të presidentit.

Dokumenti thekson se stafi i ngushtë i Putinit, përfshirë kuzhinierë, truproja dhe fotografë, tashmë nuk lejohet të përdorë transportin publik. Ndërkohë, vizitorët në Kremlin i nënshtrohen kontrolleve të dyfishta të sigurisë.

Po ashtu, personeli që punon pranë kreut të shtetit lejohet të përdorë vetëm telefona pa akses në internet, si pjesë e përpjekjeve për të kufizuar rrezikun e përgjimeve apo rrjedhjes së informacionit.

Disa nga këto masa të forta sigurie janë vendosur gjatë muajve të fundit, pas vrasjes së një gjenerali të lartë në dhjetor, ngjarje që thuhet se ka nxitur tensione brenda strukturave të sigurisë në Rusi.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide