“E mbyti dhe tentoi të zhdukë trupin”/ Dalin detaje rrëqethëse nga vrasja e ish-Miss Zvicrës nga bashkëshorti

5 Maj 2026, 13:59 / BOTA ALFA PRESS

“E mbyti dhe tentoi të zhdukë trupin”/ Dalin detaje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja makabre e ish-finalistes së “Miss Zvicra”, Kristina Joksimovic, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj pas një konflikti të ashpër mes tyre. Sipas mediave zvicerane, 41-vjeçari Marc Rieben akuzohet se e ka mbytur modelen 38-vjeçare dhe më pas ka tentuar të zhdukë gjurmët e krimit duke copëtuar trupin e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkurt të vitit 2022 në Binningen, pranë Bazelit, ndërsa hetimet kanë zbuluar se çifti kishte debate të vazhdueshme për divorcin, kujdestarinë e fëmijëve dhe problemet financiare. Sipas dokumenteve gjyqësore, gjatë debatit autori dyshohet se e ka kapur viktimën nga fyti dhe e ka përplasur në mur, përpara se ta mbyste.

Hetuesit zviceranë pretendojnë se pas krimit, 41-vjeçari e ka copëtuar trupin me mjete prerëse dhe pajisje kopshtarie, ndërsa disa pjesë të trupit janë “bluar” në një blender industrial dhe janë tretur me solucion kimik. Raporti mjeko-ligjor ka rrëzuar pretendimin e autorit për “vetëmbrojtje”, duke theksuar se viktima kishte humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Sipas dosjes hetimore, autori ka këmbëngulur se ngjarja ndodhi në kushtet e vetëmbrojtjes, por prokurorët kanë folur për “mungesë empatie dhe gjakftohtësi” pas krimit. Autoritetet zvicerane kanë zbuluar gjithashtu indicie për probleme të shëndetit mendor tek i dyshuari.

Trupi i viktimës u gjet nga familjarët në dhomën e lavanderisë së banesës, ndërsa në vendngjarje policia sekuestroi blenderin industrial dhe mbetje të trupit. Ngjarja është cilësuar si një nga krimet më tronditëse të viteve të fundit në Zvicër.

Kristina Joksimovic kishte qenë finaliste e “Miss Zvicra” në vitin 2007 dhe më pas drejtonte një biznes si trajnere modelesh.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide