BBC: Izraeli nis operacionin e madh tokësor në Gaza, ushtria urdhëron evakuimin e banorëve

18 Maj 2025, 21:42 / BOTA ALFA PRESS

BBC: Izraeli nis operacionin e madh tokësor në Gaza, ushtria

Ushtria izraelite ka njoftuar nisjen e një ofensive të zgjeruar tokësore në të gjithë Rripin e Gazës, duke paralajmëruar banorët përmes një urdhri evakuimi të dhënë të dielën në mbrëmje se zonat e caktuara do të goditen nga sulme të reja.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) ndërmorën sulme ajrore në disa vende, përfshirë një spital në veri të Gazës, si pjesë e një faze të re ushtarake. Izraeli deklaron se qëllimi i ofensivës është lirimi i pengjeve të mbajtura në Gaza dhe asgjësimi i grupit militant Hamas, sipas raportimeve të BBC-së.

Bombardimet kanë përfshirë qytetin jugor Khan Younis dhe disa zona në veri, si Beit Lahia dhe kampin e refugjatëve Jabalia, sipas ekipeve të shpëtimit në terren.

Ministria e shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë vrarë të paktën 67 persona dhe janë plagosur 361 të tjerë.

Ndërkohë, Mbrojtja Civile në Gaza raportoi se edhe kampi al-Mawasi në jug të territorit, ku ishin strehuar njerëz të zhvendosur nga luftimet, është bombarduar natën e së shtunës, duke lënë të paktën 22 të vdekur dhe rreth 100 të plagosur.

 

Po ndodh...

ide