Administrata Trump synon “NATO 3.0”: Europa të marrë peshën kryesore të mbrojtjes

NATO pritet të hyjë në një fazë të re strategjike, sipas deklaratave të zëvendëssekretarit amerikan të Mbrojtjes, Elbridge Colby, i cili foli përpara takimit të ministrave të Mbrojtjes të Aleancës në Bruksel.
Zyrtari amerikan bëri të ditur se Uashingtoni po promovon një model të ri bashkëpunimi brenda NATO-s, të bazuar në parimin “partneritet, jo varësi”. Sipas tij, Aleanca po kalon në atë që ai e quajti “NATO 3.0”, një fazë që synon rikthimin te koncepti fillestar mbi të cilin u ndërtua organizata.
Colby, pjesë e administratës së Donald Trump, theksoi se faza e re nënkupton një rol më të madh të vendeve evropiane në mbrojtjen e kontinentit, ndërsa Rusia mbetet kërcënimi kryesor në arkitekturën e sigurisë. Ai shtoi se do të ketë edhe një kufizim të misioneve jashtë hapësirës gjeografike të Aleancës.
“Sot kemi një bazë shumë të fortë për të punuar së bashku në partneritet. Është koha për të ecur përpara me pragmatizëm”, u shpreh ai.
Sipas zyrtarit amerikan, ndryshimi reflekton një angazhim që Evropa të marrë përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen konvencionale brenda NATO-s, duke e përkufizuar këtë si një rikthim te modeli origjinal i funksionimit të Aleancës.
Po ndodh...
ide
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
Kilometri i fundit si ai i parafundit dhe pyetja e Nastradinit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128