21-vjeçari hyri i armatosur në Mar-a-Lago, reagon Trump: Shumë njerëz duan të më vrasin

Një 21-vjeçar është qëlluar për vdekje nga agjentët e United States Secret Service pasi tentoi të hynte i armatosur në rezidencën Mar-a-Lago në Florida.
Sipas autoriteteve, i riu, i identifikuar si Austin Tucker Martin, u përpoq të hynte fshehurazi në ambientet e resortit ndërsa mbante me vete një armë dhe benzinë. Agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë dhe e qëlluan pasi ai refuzoi të lëshonte armën.
Pas ngjarjes ka reaguar presidenti amerikan Donald Trump, i cili e komentoi incidentin gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha me tone ironike se “ata sulmojnë vetëm presidentë të rëndësishëm”, duke shtuar se ndoshta duhet të jetë “pak më pak i rëndësishëm” për të shmangur situata të tilla.
Trump përmendi gjithashtu faktin se ka qenë objekt i dy atentateve gjatë vitit 2024. Në korrik të atij viti, ai u plagos lehtë në vesh gjatë një tubimi në Pensilvani, ndërsa disa muaj më vonë u raportua për një tjetër incident në një fushë golfi në Florida.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

