Vrasja e bujshme e Fatbardh Licit/ Gazetari: Prokuroria e ka marrë në pyetje të dashurën e Safet Bajrit që në 2018 dhe e la të lirë, kishte prova dhe s’bëri asgjë

Gazetari Julian Kasapi dha disa detaje nga dosja “Bajri” që sipas tij, janë prova që prokuroria e Shkodrës i ka patur që në 2018.
Sipas gazetarit, në 2018 është marrë në pyetje e dashura e Safet Bajrit dhe më pas është lënë e lirë, megjithëse prokuroria kishte provat se ajo kishte drejtuar makinën me të cilën u largua Safet Bajri nga ngjarja ku u vra Fatbardh Lici.
“Sipas prokurorisë është bërë dallimi tek disqet e automjeteve. Është bërë dhe ndjekja e automjetit, ka shenja dalluese nga prokuroria, është ndjekur deri në zonën e Pularisë, ajo që të bën përshtypje është se prokuroria i ka kryer hetimet që në 2018, është marrë në pyetje dhe e dashura e Safetit që drejtonte këtë makinë. E kanë lënë të lirë nga 10 gushti ka patur prova nëpërmjet videove, është konsultuar dhe me google maps dhe e kanë lënë të lirë.
Që prej 2018 nuk janë bërë veprimet jo vetëm për këtë ngjarje, i kanë pikënisjet shumë më herët, ka disa vrasje më herë, sipas prokurorisë janë bërë nga Safet Bajri, që vrau dhe mikun e tij Asmer Bilali. E ka marrë në pyetje dhe s’ka bërë asgjë tjetër”, tha gazetari Kasapi në emisionin Open në News24.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


