Vrasja e babait të Roan Brahimit, policia kontrolle në akset që lidhin Lezhën me Laçin dhe Shkodrën

17 Prill 2025, 21:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e babait të Roan Brahimit, policia kontrolle në akset që

Policia e Lezhës ka dhënë njoftim zyrtar mbi vrasjen mafioze të Gjovalin Prendit, ndodhur këtë mbrëmje pranë biznesit të tij.

Autorët kanë qenë me një “range rover”, njëri prej tyre ka dal nga mjeti dhe qëllluar me bresheri plumbash.

“Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë”, sqaron policia.

Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

 

Po ndodh...

ide