U sulmua nga një shqiptar në dhomën e tij të paraburgimit, ndërron jetë i burgosuri gjerman

Një i burgosur gjerman i cili ishte sulmuar nga një i burgosur tjetër me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë.
Pothuajse një vit e gjysmë më vonë, nga sulmi viktima ndërroi jetë me 2 maj, ndërsa vdekja e tij ka ngritur dyshime nga autoritetet gjermane.
Mediat gjermane shkruajnë se në dhjetor 2024, i burgosuri shqiptar ka sulmuar 46-vjeçarin gjerman në dhomën e tij të paraburgimit.
Të burgosurit e tjerë gjetën të plagosurin dhe thirrën stafin për t’i ofruar ndihmën e duhur shëndetësore. Pas kësaj 46-vjeçari u dërgua në spital.
Sipas informacioneve, ai ka qenë në trajtim spitalor që atëherë dhe ndërroi jetë më 2 maj. I dyshuar për këtë ngjarje është një 43-vjeçar shqiptar, i cili është akuzuar nga zyra e prokurorit publik të Regensburgut për tentativë vrasjeje.
Autoritetet gjermane po hetojnë nëse sulmi i një viti e gjysmë më parë është shkaku i vdekjes së 46-vjeçarit gjerman.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128