Vidhte motoçikleta dhe i çmontonte për t’i shitur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

1 Maj 2026, 10:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vidhte motoçikleta dhe i çmontonte për t’i shitur,

Policia e Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Remove”, duke zbardhur 6 raste të vjedhjes së motomjeteve të ndodhura gjatë dy muajve të fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin E. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autor i vjedhjeve.

Sipas hetimeve, 33-vjeçari dyshohet se vidhte motomjete, i çmontonte në pjesë dhe më pas i shiste, kryesisht në subjekte që tregtojnë pjesë këmbimi automjetesh. Nga veprimet hetimore rezulton se ai ka kryer 6 vjedhje motomjetesh gjatë muajve mars dhe prill 2026.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur pjesë të ndryshme motomjetesh të dyshuara si të vjedhura.

Në vijim të operacionit, është proceduar penalisht edhe shtetasi Y. D., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka përvetësuar një motomjet dhe pjesë të tjera të marra nga i arrestuari.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova

ide