Thellohet tensioni/ Fletë votimi me ngjyrë tjetër tek Njësia 9, policia ndërpret numërimin, nxjerr jashtë vëzhguesit!

13 Maj 2025, 15:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Thellohet tensioni/ Fletë votimi me ngjyrë tjetër tek Njësia

Tensione tek shkolla "Sami Frashëri" ku po numërohen votat e njësisë nr 9. Gjatë procesit të numërimit janë identifikuar fletë me ngjyra të ndryshme, apo me shenjë dhe palosje të njëjtë të cilat janë 'prova e skemë së manipulimit të votave, që quhet skema e trenit bullgar'.

Numëruesit pretenduan se ndihen të kërcënuar nga mbështetësit e Partisë Mundësia që u kërkojnë të shohin 3 votat me ngjyrë tjetër që u gjetën në tavolinën nr 1 e nr 4 të numërimit.

Për këtë arsye ndërhyri policia e cila urdhëroi vëzhguesit të dalin jashtë dhe të ndërpritet numërimi i votave.

“Kam një vendim nga KZAZ” thotë policia të cilët kanë kërkuar të largohen dhe të dalin jashtë. 

Një nga fletët e votimit ishte për  ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha.

"Fleta është ministri i Brendshëm. Dikush është nisur të votojë Ervin Hoxhën e ka bërë gabim tek 6. E ka prishur dhe më pas e kaplotësuar tek 5. Prandaj është shqetësuar policia dhe ka ardhur ta mbyllë. Fletëve u ndryshon ngjyra" tha Kellici. 

Në një moment ndërhyri Agron Shehaj i cili tha se është aty për të mbrojtur votën.

"Ne jemi këtu vëzhgues. Nuk kërkojmë qiqra në hedh. Duam të mbrojmë votën" thotë ai.

Respektoni policinë se nuk bëjmë me kokën tonë, thotë Polici

Në disa momente pati konfrontime të vëzhguesve dhe tensione.  Një nga përfaqësuesit e KZAZ u përplas edhe me Agron Shehaj

Një përfaqësues i KZAZ tha se numëruesit ishin ndjerë të kërcënuar

"Numëruesit u ndjenë shumë të kërcënuar duke ardhur sipër tavolinave. Zoti deputet, (i drejtohet Agron Shehaj) ju ligjet i keni bërë vet, u hodhën sipër tavolinave. Unë nuk po vjedh vota, kjo është akuzë shumë e rëndë, shkoni te organet kompetente, vazhdoni.
Procesi ndërpritet derisa të dalin jashtë të gjithë vëzhguesit. Ne kemi plotësuar një format ekstra që të gjithë vëzhguesit të dalin jashtë, kemi lajmëruar policinë.
Asnjë kuti nuk do vazhdojë numërimin pa qenë prezent vëzhguesit.
Do rrijë tavolina siç është, do dalin të gjithë jashtë, nuk do vazhdojë numërimi.
Ashtu se çfarë bëjmë ne këtu brenda…
Numëruesit ndihen të kërcënuar nga vëzhguesit" tha ai.

Pas disa minutave tensione policia nxorri jashtë, vëzhguesit si dhe median ndërkohë që brenda mbetet Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.

 

Po ndodh...

ide