Rrahën çiftin e bashkëshortëve dhe i shkatërruan makinën pas sherrit, nën procedim 44-vjeçari, 2 shokët shpallen në kërkim!

Një 44-vjeçar u procedua dhe 2 persona të tjerë bashkëpunëtorë të tij u shpallën në kërkim, pasi akuzohen se kanë dhunuar fizikisht një çift bashkëshortësh dhe i dëmtuan automjeti pas një konflikti.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Durrësit, i dyshuari A. Z., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, së bashku me S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç, në datën 30 janar, rreth orës 17:30, në lagjen ku dhe jetonin, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me grushte F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe.
Sipas denoncimit të të dëmtuarve, ata kanë shkatërruar edhe automjetin e tyre tip “Ford Focus”, duke thyer xhamat e derës së shoferit dhe pasagjerit.
“Nga ana e Policisë është bërë shpallja në kërkim e shtetasve S. Z. dhe V. R., dhe vijon puna për kapjen e tyre, kurse materialet i kaluan prokurorisë për hetime”, bëri me dije policia vendore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasit A. Z., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës.
Nga hetimet ka rezultuar se më datë 30.01.2026, rreth orës 17:30, në lagjen nr. 14, Nishtulla, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte shtetasit F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe, si dhe kanë dëmtuar automjetin tip “Ford Focus”, duke thyer xhamat e derës së shoferit dhe pasagjerit, në pronësi të shtetasit L. M., 47 vjeç.
Nga ana e Policisë është bërë shpallja në kërkim e shtetasve S. Z. dhe V. R., dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Po ndodh...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
