Përgjimet “POJA”/ Drogë edhe nga Turqia, roli i Çobës! Ja biseda mes Mollës dhe Elezit…

Dosja hetimore ndaj Troplinëve, zbulon se si funksiononte organizata kriminale e goditur nga operacioni “Ura”, si ndaheshin rolet dhe cilat ishin pengesat që hasnin trafikantët e drogës. Adi Çoba, i cili siguronte kokainë dhe heroinë nga Turqia me Ervis Doçin të njohur si Visi i Pojës (Nipi i Xhevdet Troplinit) komunikojnë intensivisht në SKY ECC.
Në një episod provohet realizimi i dërgesës së 8 kg kokainë nga Gjermania drejt Italisë. “Visi i Pojës” më 5 gusht 2020 dërgoi në Itali nëpërmjet një korrieri një sasi prej 8 kg kokainë e cila i është dorëzuar fizikisht Agron Ganajt në Bari.
Pas kontaktit që Adi Çoba kishte patur me shtetasi n Italian Angello Zanzarelli, “Visi i Pojës” i kishte shkruar Adi Çobës duke i dhënë udhëzime mbi mënyrën e dorëzimit të parave dhe vendodhjen e preferuar për shkarkimin e lëndës narkotike, sipas tij më së miri do të ishte një oborr.
“Sot është dita që duhet të ngarkojë dhe të them është në Gjermani, shoh 8 copë, i kemi bashkë, 4+4. pasnesër do të vijë ke ty. jepi shoferit paratë çfarë ke mik, paketoja paratë ne qese me vakum pasi ai duhet të marrë edhe të tjera dhe vendos një shenjë ose të paktën një oborr privat përveç garazhit"- i shkruan “Visi i Pojës” Adi Çobës
Tjetër episod tregon përfshirjen e shtetasit Sueld Elezi, Orges Molla dhe një person i tretë, identifikuar vetëm nga kodi i SKY ECC si furnizuesi dhe organizatori i transportit
Më 25 tetor 2020, Orges Molla komunikon me përdoruesin me Sueld Elezin për një dërgesë prej 2 kilogramësh heroinë, e cila do të dorëzohej në zonën e Altamura-s.
Elezi informon se është me një që do të shikojë mallin përpara blerjes, ndërkohë që Molla garanton cilësinë dhe organizon dërgesën me fjalët: “me 38.5…e fundit…ta mori te shpia jote…s’ka pazar tjetër…ik gjej ti më lirë, thuj…”
Një ditë më pas, shoferi që po transportonte mallin rezulton i zhdukur për 3 orë dhe nuk përgjigjet më në asnjë numër. Alarmi rritet dhe Molla tensionohet
“Në një moment, në bisedë futet edhe një shtetas italian, blerës potencial i heroinës, i cili, i irrituar nga vonesa, shtyn afatet dhe thotë se ka lënë takime të rëndësishme për këtë transaksion. Molla, nga ana tjetër, e quan situatën “ters” dhe rrëfen se “po nuk e mori malli, do na shkatërrojë komplet në Itali… ka dhe fabrikë…”, thuhet në dosjen e SPAK.
Dërgesa e 2 kg heroinë është sekuestruar më vonë nga autoritetet italiane. Sipas prokurorisë, rolet ishin të ndara qartë: “Sueld Elezi si porositës dhe financues, Orges Molla si ndërmjetës dhe organizator, ndërsa një person i paidentifikuar si furnizuesi kryesor.
Sualed Elezi: Hiç mo, s’kanë as valë telefonat. Na ka lujt men, o burrë... S’dimë ça me thonë.
Orges Molla: Të mor vesh, vëlla... Të mor vesh.
Sualed Elezi: Po dalim keq me këtë punë, shpresoj s’është problemi tek ne. Mos ka gjet gjë ai, se ne presim.
Orges Molla: Ka pas trafik rrugës? Keni ndonjë program që mund ta shifni?
Sualed Elezi: Jo, s’kemi ku e shofim. U përgjigj njeri? Më thotë: “jam në trafik”, por s’po më duket serioz. Ai italiani po bëhet nervoz.
Orges Molla: Thuji atij shokut: “s’jemi nga ata burra ne.” Ne kemi hall tjetër, ai ka hall tjetër.
Sualed Elezi: Më tha: “Lashë punë të rëndësishme, lashë takim me ju, një orë më vonë erdha...” Po i thashë: “E mora vesh.
Orges Molla: Shok, s’jemi kalamaj ne. Këto nuk janë punë për t’u tallë. Thuaji atij karit, s’ka arsye të na rrejë. Kam nja 200 veta në ditë si ai. Thuaji: “Nuk kam mundësi t’ju bëj punë, pse t’ju gënjej? Po shesim nga 40 bukë në ditë.
Sualed Elezi: Ka qenë orari, vëlla. Është tu nejt me lekë këtu, 3-4 orë. Edhe këtij do i kalojë nervi.
Orges Molla: Edhe po pati ai ndonjë problem, s’kam çfarë humbas. Po nuk jemi në supermarket, ore. Ishallah s’ka gjë shoferi, të vërtetohet çdo gjë. Thuaji atij: “Do dali e vërteta, rrejmë ne apo jo?”
Sualed Elezi: Makina a ka qenë në vend?
Orges Molla: O normal, shok, se s’po punojmë sot për qejf.
Sualed Elezi: Për një orë, maksimumi, do marrim përgjigje. Kemi blloku komplet burrat e huaj.
Orges Molla: Po nuk u përgjigj dhe gjysmë ore, do shofim lajmet. Po do Zoti. Se shoferi është shok i mirë, ka dhe fabrikë në Itali. Na shkatërrohet çdo gjë, edhe familjarisht.
Sualed Elezi: Mora vesh, shok. Llafet që më thotë italiani, du me ditë: a pret një orë, dy orë, vetëm të dijë.
Orges Molla: Po ishalla është mirë, kjo është më e rëndësishmja.
Sualed Elezi: Presim, vëlla. Nëse s’na pret më, le të shkojë vend tjetër. Ishallah është mirë.
Orges Molla: Se jeta vazhdon. Po për shoferin... se e kemi shok, s’ma rruhet fare për mallin.
Sualed Elezi: Po mos të jetë këtej afër ai, vëlla. Se shif ku jemi duke prit... (dërgon foto). Kemi 4 orë këtu me burrin e huaj
Orges Molla: S’ka dalë në jetë sot ai. Po do shkruajmë burrë, s’po marrim vesh fare. Do karikojë telefonin, s’është budalla të rrijë aty.
Sualed Elezi: S’po i shkojnë mesazhet fare mo.
Orges Molla: As në numrin personal nuk përgjigjet. Ka problem
Sualed Elezi: Boo, mer vëlla...
Orges Molla: Na fal thuaji atij shokut. Po qenka vend ters aty. Ne do flasim sa të sistemojmë gjërat tona. S’i dihet.
Sualed Elezi: S’patëm fat, vëlla. Ishallah s’ka gjë. Mos presim më.
Orges Molla: E sigurt e kanë kap. S’kemi çfarë presim. Kot. Të shohim lajmet. Më ka ik zëri për Zotin e mollës..
Sualed Elezi: A të rrijmë dhe pak?
Orges Molla: Rrini sa të doni, por ai duhej të kishte arritur para 3 orësh.
Sualed Elezi: Po tani s’ka lidhje më, vëlla. Unë leviza. Po ai shoku tjetër, çfarë thotë?
Orges Molla: Çfarë të thotë, bo tym ai... mërzit shumë, vëlla
Sualed Elezi: Na lajmëro pastaj, vëlla. Mos ka pas ndonjë shkarkim në ndonjë vend tjetër sot?
Orges Molla: Jo mo vëlla, jo...
Sualed Elezi: Na lajmëro, po qe gjë. E mora vesh. E luta italianin, më prit edhe nesër. T’marrim vesh çfarë është bërë me shokun. O Zot, ishalla jo...
Orges Molla: Vëlla, s’ke pse e lut. Puna do vazhdojë.
Sualed Elezi: Dhe nesër nëse do me na prit, i them. Na lajmëro gjithsesi.
Orges Molla: Thjesht na ndodhi një problem... ne.
Sualed Elezi: E kuptoj, shoku. Po ishalla jo me dom të madh. Ishalla është mirë shoku...
Orges Molla: S’ka... Ka mbaru filmi tani. Përderisa nuk përgjigjet...
Sualed Elezi: Presim të përgjigjet, vëlla. E vëlla, asi lajm...
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


