Njeriu i besuar i Dumanit lë pas 3 vitesh SPAK: Nuk ishte vetëm eksperiencë pune por shkollë përgjegjësie! Mirënjohës për bashkëpunimin

Njeriu i besuar i Altin Dumanit, shefi i Kabinetit pranë Gjykatës së Posaçme, Fabian Zhilla është larguar nga detyra e tij.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Zhilla i cili përmes një postimi të ndarë në rrjet ai shprehu mirënjohje dhe falenderimet e tij për ish-kreun e SPAK, Altin Dumanin dhe kolegët e tij.
Rrugëtimin e tij në një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë Zhilla e cilëson si një shkollë përgjegjësie, integritet dhe përkushtim të lartë.
“Mbylla një kapitull shumë të rëndësishëm të jetës sime profesionale dhe hap një tjetër, po aq sfidues, pranë Gjykatës së Posaçme (GJKKO).
Tre vitet në SPAK nuk ishin thjesht një eksperiencë pune, ishin një shkollë e vërtetë përgjegjësie, integriteti dhe përkushtimi të lartë ndaj drejtësisë. Kam pasur privilegjin të jem pjesë e një institucioni që mbart një peshë të jashtëzakonshme dhe të punoj me njerëz që çdo ditë përballen me sfida që kërkojnë kurajë dhe karakter të fortë.
Një falënderim i veçantë dhe i sinqertë shkon për Altin Dumanin, i cili më besoi duke më vlerësuar mbi baza tërësisht profesionale. Besimi i tij ka qenë për mua jo vetëm nder, por edhe një përgjegjësi e madhe që jam përpjekur ta përmbush me përkushtim maksimal” shkroi Zhilla në postimin e tij.
Në përmbyllje të reagimit përmes së cilit konfirmoi largimin e tij nga SPAK, Zhilla shkruan se ai po mbyll një nga kapitujt e jetës me respekt për çdo koleg me të cilin ai bashhkëpunoi. Ndërsa shtoi se ai do të vijojë karrierën e tij me të njëjtin angazhim dhe pasion.
“Largohem nga SPAK me mirënjohje të thellë dhe me respekt për çdo koleg me të cilin ndamë punën, sfidat dhe sukseset, duke shpresuar në vijimin dhe forcimin e mëtejshëm të standardeve të këtij institucioni elitar.
Rruga vazhdon me një vizion po aq kurajoz, që e gjej në GJKKO, me të njëjtin angazhim, pasion dhe përkushtim” përmbyll shefi i Kabinetit të SPAK reagimin e tij.
Postimi i Fabian Zhillës:
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128