KPK mbyll mandatin, ambasadori i BE Gonzato: Të ruhet integriteti i gjyqësorit, arritje e madhe puna e këtyre 7 viteve

16 Dhjetor 2024, 17:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

KPK mbyll mandatin, ambasadori i BE Gonzato: Të ruhet integriteti i

Ambasadori i BE -së në Tiranë, Silvio Gonzato, ditën e sotme nga konferenca që shënoi përfundimin e mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (KKP), u shpreh se duhet që të ruhet integriteti i gjyqësorit.

Ambasadori vlerësoi punën e këtyre 7 viteve, duke e cilësuar si një arritje të madhe.

'Ky nuk ka qenë një proces i lehtë. Profesionalizimi që ju treguat në këtë udhtim më lejoni që të përgezoj komisinerët për kontrinutin e tyre që të sigurohej pavarësia e sistemit të drejtësisë për të risjell besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë.  Ajo që keni bërë deri tani është një nga disa gjëra dhe keni dhënë një kontribut të madh edhe për çeljen e grupkaputullit të parë të negociatave me BE. Puna që është bërë deri tani nuk duhet që të humbas dhe pavarësia e institucionet duhet që të ruhet.

KLGJ dhe KLP duhet të japin prova konkrete dhe të ruajnë standardet e organve të vetingut. Një aspektë tjetër për të cilin i jemi referuar ne është rëndësia që kanë institucionet e vetingut që duhet ti referojnë cështjet prokurorisë dhe SPAK. Në mbyllje mendoj se ajo që keni bërë në këto 7 vite është në arritje dhe një punë e madhe, dhe ka bërë atë që e ka sjell Shqipërinë më pranë BE dhe anëtarësimit. Gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të ruhet integriteti i tij, në mënyrë që çdo qytetarë të ketë qasje në drejtësi', tha ai.

 

Po ndodh...

ide