Kontroll i befasishëm në Burgun e Durrësit, ku ka edhe politikanë të njohur! Informacion se brenda qelive ka drogë dhe telefona
25 Tetor 2025, 11:32 / AKTUALITET

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar sot në Burgun e Durrësit, në ambientet ku ndodhen të paraburgosur dhe të burgosur, përfshirë disa politikanë dhe individë me rrezikshmëri të lartë, si dhe krerë bandash kriminale.
Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se kontrollet po zhvillohen në disa ambiente të përbashkëta dhe qeli, pas informacioneve se brenda institucionit mund të ketë lëndë narkotike, telefona celularë dhe sende të tjera të ndaluara.
Dhjetëra efektivë janë angazhuar në këtë operacion, i cili vjen në vijim të masave për forcimin e sigurisë brenda institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

