Komisioni Evropian përshëndeti rezultatet e vazhdueshme të Strukturës së Posaçme, reagon SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka reaguar pasi Komisioni Europian përshëndeti rezultatet e vazhdueshme të (SPAK), gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, i zhvilluar më 11 dhe 12 shkurt 2025.
Prokuroria e Posaçme ka publikuar një pjesë të mesazhit të Komisioni Europian, ku theksohet se roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka qenë guri i themelit i reformës në drejtësi.
“SPAK-u ka kontribuuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të ofruar një historik të besueshëm rezultatesh kundër krimit të rëndë, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë”, thuhet në deklaratën e Komisionit Europian.
Postimi i plotë
Komisioni Europian përshëndeti rezultatet e vazhdueshme të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, i zhvilluar më 11 dhe 12 shkurt 2025.
“Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë guri i themelit i reformës në drejtësi të vitit 2016, konsolidimin e vazhdueshëm të së cilës BE-ja e mbështet dhe promovon si pjesë përbërëse e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë. SPAK-u ka kontribuuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të ofruar një historik të besueshëm rezultatesh kundër krimit të rëndë, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë”.
-
Blerjet luksoze të Ajola Xoxës, ‘Imelda Marcos’ e Tiranës
13 Shkurt, 17:49 -
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


