Kokëulur dhe i heshtur, dalin pamjet e Nikollë Radaçi nga kafazi i xhamtë! Familja e braktis në sallën e gjyqit

Nikoll Radaçi, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin fatal me dy fëmijë të vdekur dhe një tjetër të plagosur rëndë, doli sot para gjykatës, ku do t’i komunikohet masa e sigurisë.
Autori i aksidentit makabër shihet kokëulur brenda kafazit të xhamtë.
Familjarët nuk kanë pranuar që t’i marrin avokat, duke iu caktuar kështu avokat nga shteti.
Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e 4 majit në lagjen nr.15 të Durrësit. 3 fëmijë ishin duke luajtur me top në trotuar kur 57-vjeçari në gjendje të dehur, humbi kontrollin e mjetit dhe mori para të miturit, duke lënë të vdekur 2 prej tyre.
2 prej tyre, E. M., 12 vjeç dhe K. N., 10 vjeç ndërruan jetë, ndërsa fëmija tjetër 8 vjeç, arriti të mbijetojë, por me plagë të rënda. Kujtojmë e shoferi ishte raportuar disa herë në polici nga banorët e zonës, ndërsa ishte gjobitur dhe nga Rrugorja për shkelje të rregullave të sigurisë.
Ngjarja në fjalë ka sjellë reagime të opinionit publik, si dhe përplasje të mëdha mes opozitës dhe mazhorancës. Dje në Kuvend u kërkua forcim i Kodit Rrugor.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
