Kamera në çdo cep të shtëpisë dhe bllokues valësh/ Detaje: Si i mbante “peng” Jetnor Zhaboli familjarët e tij

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e zbuluar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku Jetnor Zhaboli mbante mbyllur dhe dhunonte gruan, nënën dhe vajzën e tij.
Mësohet se 35-vjeçari ishte me profesion ekonomist, teksa prej fillimit te marrëdhënies me bashkëshorten e tij, ka qene xheloz dhe kontrollues. Kjo gjendje u përkeqësua me kalimin e kohës, pasi përveç dhunës psikologjike nisi dhe ajo fizike për familjarët.
Raportohet se Zhaboli kishte instaluar kamera në çdo cep të banesës madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet dhe i monitoronte nga celulari familjarët, kur nuk ishte në banesë. Po ashtu, ai kishte montuar bllokues valësh që familjaret të mos bënin telefonata të pa kontrolluara.
Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së tij e cila kishte tentuar vetëvrasjen disa herë. Në banesë, policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku ju linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.
Këtë dhunë e përjetonte edhe nena e tij, e cila ishte e pafuqishme për të kundërshtuar të birin dhe për të mbrojtur nusen dhe mbesën.
-
Kapet me mina me telekomandë, arrestohet ‘ustai’ në Lezhë
26 Janar, 10:18 -
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


