Gjendet i pajetë 56-vjeçari në Elbasan, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri

5 Maj 2026, 12:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjendet i pajetë 56-vjeçari në Elbasan, dyshohet se

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një 56-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Ura e Lizës. Burime bëjnë me dije se viktima është gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se akti është kryer në kushte të rënduara psikologjike.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Paraprakisht, nuk dyshohet për përfshirjen e personave të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide