EMRI/ Operacioni “All Included”, arrestohet 41-vjeçari që shiste kokainë në Tiranë
28 Mars 2025, 14:02 / AKTUALITET

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “All Included”, duke arrestuar një 41-vjeçar të identifikuar si Elvis Sinjaku, i cili ndodhej në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Shtetasi u kap në flagrancë jashtë banesës së tij, ku vijonte të shiste lëndë narkotike, ndërkohë që gjatë kontrollit në banesë policia gjeti dhe sekuestroi:
103 gramë kokainë të ndarë në doza për shitje;
940 euro dhe 23 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal;
Një armë e ftohtë, një bllokues valësh, një radio policie dhe municion luftarak.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Sali Llapa
Nga Bato Kosova
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Nga Edison Ypi
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
Nga Andrea Danglli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128