“Cënojnë kodin zgjedhor”, KAS shqyrton të mërkurën ankesën e e Kuvendit për ‘Paketën e Maleve” dhe ndryshimet në ligjin e TVSH

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor kundërshton qeverinë për 2 projektligje të cilat u miratuan në fillim të janarit, konkretisht “Paketa e Maleve” dhe disa ndryshime në pr.ligjin “Për tatimin e vlerës së shtuar”, pasi bien ndesh me kodin zgjedhor.
Nisur nga një ankesë e KRIIK (Koaliconi për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara), drejtuar Komisionerit Zgjedhor, nga analiza ligjore e këtij institucioni rezulton se të dyja këto projektligje kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin ekonomik dhe tregtar dhe ccdo veprim i tillë, mund të cënojë parimin e barazisë mes aktorëve ekonomikë në prag të zgjedhjeve.
Komisioneri Zgjedhor thotë se ndryshimet e propozuara mund të krijojnë perceptimin e përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale.
Për këtë arsye, përmes vendimit nr.83 dt 11.02.2025, KOmisioneri i ka kërkuar Kuvendit të mos përfshijë për shqyrtim në seancë plenare këto 2 pr.ligje.
Kuvendi e ka cilësuar të padrejtë vendimin e Komisionerit Zgjedhor dhe përmes një shkrese të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjoncaj, ka kërkuar shfuqizimin e pikës 2 të vendimit nr.83 i cili pengon shqyrtimin e 2 pr.ligjeve në kuvend dhe lejimin e vijimit të procedurave parlamentare.
Për ankesën e Kuvendit, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, ka lajmëruar të mblidhet ditën e mërkurë dt 19 shkurt, ndërsa të martën, Komisioneri Shtetëror Zgjedhor do të diskutojë të martën raportin “Për vlerësimin e raporteve të monitoruesve të fushatës zgjedhore për periudhën e monitorimit 10 deri më 15 shkurt 2025 dhe shqyrtimin administrativ të disa denoncimeve të PD dhe KRIIK.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


