Baza e kokainës në banesën e ish-kreut të komunës në Frakull, SPAK çon për gjykim kolumbianin

SPAK ka dërguar për gjykim kolumbianin, Samir Rosales Rodriguez i cili u arrestua pas zbulimit të bazës së kokainës në banesën e ish-kreut të komunës në Frakull.
Kolumbiani akuzohet për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Kolumbiani së bashku me grupin e tij trafikoi nga Kolumbia në vendin tonë 485.5 kg kokainë. Nga hetimet rezultoi se lënda narkotike është transportuar dhe është fshehur gjatë transportit nëpërmjet një ngarkese me pleh organik artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që është transportuar nga Kolumbia në Portin e Pireut, në Greqi dhe më pas në drejtim të Portit të Barit, në Malin e Zi.
Nëpërmjet transportit në rrugë tokësore ngarkesa është futur në Shqipëri më 19 shtator 2022 dhe pasi është zhdoganuar në Doganën e Tiranës, është transportuar në fshatin Frakull e Madhe në Fier, ku dhe është kryer sekuestrimi.
Kokaina ka qënë e përzier me “plehun organik” artificial dhe pas mbërritjes së saj në destinacion, organizatorët e trafikut do të gjenin dhe siguronin personat e specializuar që do të mundësonin ekstraktimin e kokainës së pastër, e cila më pas do të tregtohej.
Sipas ekspertimit kimik të kryer nga Instituti i Policisë Shkencore ka rezultuar se nga procesi ekstraktimit do të përfitohej një sasi prej 485.5 kokainë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


