Aksident në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

23 Dhjetor 2025, 18:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë.

I plagosuri dyshohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes.

Po ndodh...

ide