8-vjeçari u përplas nga automjeti bashkë me vëllain dhe kushëririn në Durrës, Ministria e Shëndetësisë: Gjendja e të miturit tek Trauma, e rëndë. Koshient, por ka dëmtime të shumta

Gjendja e të miturit të aksidentit në zonën e ish-Kënetës në Durrës, paraqitet e rëndë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht 8-vjeçari ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe paraqitet me dëmtime të shumta.
“Është koshient, por në gjendje të rëndë”, thuhet në reagimin zyrtar të ministrisë.
Mesditën e sotme, 3 djem të mitur, 2 vëllezër dhe kushiriri i tyre po luanin në trotuarin pranë zonës së tyre të banimit në lagjen nr 15 në Durrës, kur automjeti i drejtuar nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi i mori zvarrë duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 2 djemve, njëri prej tyre vëllai i 8-vjeçarit që u plagos rëndë dhe kushëriri i tyre.
Policia njofton se ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe ka sekuestruar pamjet filmike të aksidentit, të regjistruara nga një kamer biznesi që ndodhej pranë vendngjarjes.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128