Weghorst “shpëton” Holandën, “tulipanët” marrin 3 pikët e para në evropian

Këtë të djelë, ishte rradha e “tulipanëve” të zbrisnin në fushën e lojën, në këtë sfidë të parë për Euro 2024, përballë Polonisë.
Të dyja këto kombëtare kishin të përbashkëta në prag të këtij evropiani: mungesat për shkak të dëmtimeve. Holanda që humbi dy mesfushorët e saj më të mirë De Jong dhe Koopmeiners, si dhe sulmuesin Brobei, ndërkohë që polakët humbën për dy ndeshjet e para Lewandovskin dhe sulmuesin e Juventusit, Milik. Titullar në majën e sulmit në këtë ndeshje, ishte Buksa, futbollist që aktivizohet në Superligën Turke. Por ishte pikërisht ky sulmues, që dërgoi në avantazh Poloninë, në minutën e 16-të, pas një devijimi të saktë me kokë, pas harkimit nga këndorja.
Holanda, gjithsesi nuk u vendos në panik dhe kërkoi menjëherë reagimin, duke tentuar në dy momente me sulmuesin e saj kryesor, Memphis Deepay, por pa rezultat.
Gjithsesi ofensiva e “tulipanëve” u shpërblye në minutën e 29-të , kur një goditje e Gakpos nga jashtë zone, u devijua duke bërë që topi të ndalej në rrjetë, e duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit të Juventusit, Szczesny.
3 minuta nga fundi i pjesës së parë, Holanda i’u afrua ndjeshëm golit të avantazhit, me Gakpo që nga fare pranë portës kundërshtare nuk u koordinua si duhet, pas një pasi perfekt nga e majta, të Ake-s.
Pjesa e dytë, filloi sërish me polakët më agresivë, që shkuan pranë golit me Zilinskin. Në këtë pjesë, tekniku i “tulipanëve” aktivizoi edhe sulmuesin Weghorst dhe Malen dhe ishte pikërisht ish sulmuesi i Manchester United, Wout Weghorst, të cilit i mjaftuan vetëm 2 minuta lojë, për të përfituar nga një pakujdesi brenda zonës së polakëve, për të shtyrë topin në rrjetë.
Holanda merr tre pikët e para, në pritje të sfidës tjetër të Grupit D, asaj që do të luhet të hënën, ndërmjet Austrisë dhe Francës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
