Levandovski i thur elozhe Jamalit: I jashtëzakonshëm si e kupton futbollin, do e çoj për të kërcyer kur të mbushë 18 vjeç

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Levandovski duket se nuk ka ndërmend të ndalet dhe është ende i uritur për gola, edhe pse pothuajse është 37-vjeç. Ai shënoi dy herë kundër Dortmundit dhe pas triumfit të thellë 4-0, ai foli për CBS Sports Golazo duke u ndalur edhe te Lamine Jamal.
“Gjithmonë duhet të kujtoj që flas me adoleshentët, përpiqem të kujtoj se si isha në moshën e tyre, argëtohem shumë me të dhe të rinjtë e tjerë në Barcelonë. A nuk kam kërcyer akoma me Jamalin I thash kur të bësh 18 vjeç, do të shkojmë të kërcejmë. Ai është i jashtëzakonshëm për moshën e tij. Ai luan sikur të ishte 24-25 vjeç, ai e kupton futbollin. Nuk kam gjetur kurrë një lojtar në moshën e tij që e kupton futbollin si ai”.
Ai u shpall lojtari i ndeshjes duke marrë edhe trofeun.
“Çmimet MVP? Nuk e mendoj vërtet, e rëndësishme është të fitosh ndeshjet, jam shumë i lumtur për këto çmime, por nuk janë gjëja më e rëndësishme për mua. Askush nuk ka shënuar 10 gola me 3 ekipe në një sezon të Champions? Më bën të ndihem… shumë i ri dhe skuadra më ndihmon shumë”.
Së fundi, një shaka për Topin e Artë. Leva u pyet se kë do të votonte mes Rafinjas, Jamal dhe vetes. “Nuk e kuptoj pse njerëzit po flasin për Topin e Artë në fillim të sezonit. Kemi ende shumë punë për të bërë”, përfundoi ai me buzëqeshje.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

