Dëmtimi në gju, mesfushori i Bolognës humbet Euro 2024

Lewis Ferguson është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Bologna.
Skocezi ka dhënë kontributin e tij me 6 gola dhe 4 asistime gjatë këtij edicioni në Serie A, me skuadrën e Thiago Mottës që po garon për t’u kualifikuar në Champions League.
Ndeshja e fundit ndaj Monzës (0-0) solli vetëm një pikë për Bolognën, duel gjatë së cilit emilianët përveç dy pikëve humbën edhe shërbimet e Fergusonit.
Një dëmtim i rëndë që ka sjellë përfundimin e sezonit për 24-vjeçarin, i cili ka humbur edhe pjesëmarrjen në Euro 2024 me Skocinë e tij.
Ishte minuta e 58’ kur Ferguson dëmtoi gjurin e djathtë pas përplasjes me Birindellin. Pavarësisht dhimbjeve qëndroi në fushë për t’u zëvendësuar katër minuta më vonë.
Shtypi italian raporton se mesfushori i avancuar i Bolognës pritet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë 5-6 mujore.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


