“Kam ndarë 3 çifte”- Këngëtari Dren Abazi zbulon “Dramën” e jetës së tij

Puntatën e mbrëmjes së sotme, në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora News”, ka qenë i ftuar këngëtari Dren Abazi, i cili rrëfeu se ka qenë shpesh dëshmitar i disa sekreteve të ndara mes çifteve, madje më shumë se tre.
Ai pranoi se është penduar për sinqeritetin e tij në situata të ndryshme, duke treguar se ndonjëherë të qenit tepër i hapur ka çuar në prishje shoqërish. Për këtë arsye, ai theksoi rëndësinë e qëndrimit indiferent ndaj informacioneve që mund të sjellin konflikte mes miqve.
Një pjesë nga intervista:
Ester Bylyku: Ndonjë sekret që ka ndarë një çift?
Dren Abazi: Jo një, janë gati tre a më shumë.
Ester Bylyku: Më shumë se 3 çifte?
Dren Abazi: Më shumë se një. Po flas këtu e 20 vitet e fundit. Duke qenë person që kam rreth të madh shoqëror. Jam penduar pse jam treguar I hapur me njerëz të ndryshëm, qoftë me një shoqe për shokun tim, qoftë me shokun tim. Nuk janë gjëra që do i bëja prap. Prandaj po them është mire të rrish indiferent karshi informatave që shkaktojnë vetëm prishje shoqërish.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

