Seanca pas listave në kampin e Berishës, deputetët boshatisin Parlamentin!

Me kokën ulur apo të hedhur mënjanë, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kaluan pragun e parlamentit për të zhvilluar seancën e parë pas publikimit të listave të kandidatëve për Kuvendin e ardhshëm.
Emocionet duket se prevalonin mbi dëshirën për të qëndruar në sallën e seancës plenare, e cila përgjatë orëve të punimeve i kishte karriget kryesisht bosh.
Publikimi i listave të kandidatëve për deputetë zbehu interesin e parlamentarëve për të qenë të pranishëm në sallën e Kuvendit e cila më shumë qëndroi bosh.
Në vend të tavolinës së punës, ata preferuan të diskutonin në tavolinën e kafenesë së Kuvendit larg syrit të kamerës, por për disa të tjerë, kjo ishte e pamundur.
Gazment Bardhi u desh të përballej me deputetët që e mbështetën por që mbetën jashtë listës si Zheni Gjergji e Dashnor Sula.
Dashamirësia qartazi kishte përfunduar, ndërsa mëritë u shprehën në mikrofon.
Para pauzës së fushatës zgjedhore, Kuvendi do të mblidhet edhe të hënën ku palët gjetën dakordësinë për të zhvilluar një seancë tjetër parlamentare.
Po ndodh...
"Besa" e Ramës, një premtim në kohën e gabuar
ide
Kur zotëruesi i dredhisë, kërkon "Besë"!
Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
