Negociatat me partitë opozitare, Salianji: Në Tiranë duhet një kandidat politik

2 Tetor 2025, 21:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Negociatat me partitë opozitare, Salianji: Në Tiranë duhet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike komentoi në një intervistë për Euronews Albania 3 kandidatët e propozuar nga partitë opozitare për kryebashkiak të Tiranës, të 3 përfaqësues të shoqërisë civile.

Sipas Salianjit, kandidati për bashkinë më të madhe në vend, që është ajo e Tiranës, duhet të jetë person politik dhe duhet të përzgjidhet në bazë të garës brenda partisë.

“Mendimi im ka qenë që në bashkinë e Tiranës si bashkia më e madhe që do një lloj mobilizimi përtej të zakonshmes dhe në kushtet ku partitë politike nuk mund të kërkojnë kandidatë jopolitik. Ka gara të caktuara dhe rregulla të caktuara brenda partive që përcaktojnë kush është kandidat dhe kush merr shansin që rrallë iu ndodh njerëzve, që të ketë këtë mundësi që të kandidojë në bashkinë e Tiranës. Por situata për shkak të diskutimit me parti më të vogla opozitare ka arritur në një situatë përafrimi te një kandidat… kur në fakt asnjë nga 3 emrat nuk më duket jo politik”, tha Salianji.

 

Po ndodh...

ide