Futja e Fredi Belerit në listën e kandidatëve për eurodeputetë përçan partinë e Micotaqis

Rivijnë në tryezë skenarët për zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeputet nga Demokracia e Re.
Pritet sot pasdite që kryeministri grek , njëkohësisht lider i sa, të mbyllë listën me emrat e 42 kandidatëve.
Ndërsa deri dje në mbrëmje dukej sikur emri i tij nuk përfshihej në listë, mediat greke, ka disa orë që thonë se ka shumë mundësi që emri i 42 të jetë i Fredi Belerit. Kundër kandidaturës së tij janë shprehur vazhdimisht , sipas burimeve diplomatike, ministri i Jashtëm Georgios Gerapetritis dhe këshilltarja për politikën e Jashtme pranë kryeministrit grek Aleksandra Papadhopoulou, të cilët janë shprehur se vendosja e Belerit në listën blu për eurodeputetët, do ta kthente këtë çështje nga europiane në dypalëshe me Shqipërinë.
Nga ana tjetër kahu ekstremit të djathtë tek konservatorët i përfaqësuar nga ministri i Shtetit Makis Voridhis këmbëngul për kandidaturën e Fredi Belerit, pasi shohin se partia e ekstremit të djathtë dhe filoruse “Zgjedhja greke” ka dyfishuαr përqindjet e saj në sondazhet e fundit duke flirtuar me vendin e 4 nga 9 partitë parlamentare . Gjithësesi shumica e mediave greke vlerësojnë se përfundimisht Mitsotakis ka marrë vendimin për ta përfshirë Belerin në listën e tij dhe do ta deklarojë atë në orën 18.00 ora greke.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




