Dëm shtetit 7 mld lekë/ Ahmetaj akuzohet se ka shpërdorur detyrën në privatizimin e fabrikës, GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”: Plotësoni hetimet!

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kërkon Prokurorisë së Posaçme hetime të tjera në lidhje me privatizimin e shoqërisë “Buka” sha, për të cilën ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre me dëm ekonomik rreth 7 miliardë lekë.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se GJKKO i ka dhënë 3 muaj afat SPAK për të plotësuar hetimet për të ashtuquajturën dosjen “Buka”.
Gjatë seancës së sotme, ku pritej kalimi i dosjes për gjykim nga GJKKO, prokurorit të çështjes Elvin Gokaj iu la afat deri më datë 10 mars 2025 për të plotësuar hetimet e munguara.
Ahmetaj akuzohet nga SPAK se ka shpërdorur detyrën duke favorizuar për të privatizuar shoqërinë “Buka sha” nga biznesmeni Lirim Fezollari.
Nga korriku i vitit 2023, Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

