Tre persona vdiqën nga hantavirusi, OBSH: Rreziku për popullatën e gjerë mbetet i ulët

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sot se rreziku nga hantavirusi për popullatën e përgjithshme mbetet i ulët, pasi tre persona vdiqën dhe tre të tjerë u sëmurën në një anije turistike që lundronte në Oqeanin Atlantik.
“Rreziku për popullatën e përgjithshme mbetet i ulët. Nuk ka arsye për panik ose për të vendosur kufizime udhëtimi”, tha në një deklaratë Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropën.
Hantavirusi është një virus që transmetohet te njerëzit nga brejtësit. Anija turistike, MV Hondius, kishte lundruar nga Argjentina në Kepin e Gjelbër.
“Edhe pse i rrallë, hantavirusi mund të transmetohet nga një person te tjetri dhe të shkaktojë sëmundje të rënda të frymëmarrjes. Kërkohet monitorim i afërt i pacientëve, mbështetje dhe trajtim i përshtatshëm”, tha OBSH-ja.
Hantaviruset transmetohen te njerëzit nga brejtësit e infektuar, siç janë minjtë. Një kafshim, kontakti me këta brejtës ose jashtëqitjet e tyre, ose thithja e pluhurit të kontaminuar mund të shkaktojë infeksion.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128