Presidentja Vjosa Osmani takon kryeministrin belg në Tiranë: Belgjika mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Tiranë me kryeministrin e ri të Belgjikës, Bart De Wever.
Në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve, integrimi euroatlantik i Kosovës, si dhe zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon. Përmes një postimi në Facebook, Presidentja Osmani u shpreh se takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në proceset e saj integruese.
“Bashkë, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy shteteve tona, mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për integrimin euroatlantik të Kosovës, situatën e sigurisë në rajon, si dhe nevojën për heqjen e masave të padrejta kundër qytetarëve tanë,” shkroi Osmani.
Ajo ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit me Belgjikën, duke vlerësuar lart rolin konstruktiv të këtij shteti në raport me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


