Përgjaket Gjakova! Adoleshentët përleshen me thika, vdes në duart e mjekëve 18-vjeçari

8 Qershor 2026, 16:03 / KOSOVA ALFA PRESS

Përgjaket Gjakova! Adoleshentët përleshen me thika, vdes në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Kolonia në Gjakovë të Kosovës, ku sherri mes disa të miturve ka agravuar deri në përdorimin e thikës duke i marrë kështu jetën një 18-vjeçari.

Në ngjarjen e rëndë janë përfshirë Ilir Sofra, Floreta Hadri, L.K., Sehar Gashi, Senad Gashi dhe Egzon Gashi, sipas gazetës Sinjali.

Referuar hetimeve të bëra në terren, thuhet se Ilir Sofra ka përdorur një mjet të mprehtë dhe ka goditur viktimën B.G., i lindur në vitin 2008. Për shkak të plagëve të marra ky i fundit ka ndërruar jetë.

Po ashtu, bëhet me dije se një person tjetër i përfshirë në këtë ngjarje, dhe vetë Ilir Sofra, kanë pësuar lëndime dhe janë duke marrë trajtim mjekësor.

Mjeti i mprehtë që dyshohet se është përdorur në vrasjen  e 18-vjeçarit deri më tani nuk është gjetur akoma.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe spitali i qytetit të cilët bëjnë me dije se njëri prej tyre është sjellë pa shenja jete dhe, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, nuk ka arritur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda.

Ndërsa, pacienti i dytë i cili mbeti i plagosur nga ngjarja thuhet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dy të lënduarit e tjerë, pas trajtimit dhe ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, janë liruar për trajtim në kushte shtëpiake.

Sakaq, bëhet me dije se rasti është regjistruar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. 

Ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijm.

 

Po ndodh...