Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Ish-gardiani Dragisha Milenkoviç dënohet me 7 vite burg

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 7 vite burg Dragisha Milenkoviç. Ai akuzohetpër krime lufte në Kosovë. Sa i përket akuzës tjetër, për armëmbajtje pa leje Milenkoviç u dënua me 1 mijë e 500 euro gjobë.
Ai akuzohet se në cilësi të gardianit në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, ka torturuar në mënyrë çnjerëzore të burgosurit. Aktakuza e ngritur më 26 dhjetor 2023 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon Dragisha Milenkoviçin se në cilësinë e gardianit të Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, në bashkëkryerje në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë.
Më 10 janar 2024, në seancën fillestare Milenkoviç ishte deklaruar i pafajshëm për krime lufte, ndërsa kishte pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Pse njerëzit e mirë nuk qëndrojnë në politikën shqiptare?
Korrupsioni - mënyra jonë e jetesës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

