Origjina e vërtetë e Pashkës dhe pse të krishterët janë ende të ndarë rreth një pyetjeje kyçe

5 Prill 2026, 10:00 / JETË ALFA PRESS

Origjina e vërtetë e Pashkës dhe pse të krishterët

A e ka Pashka vërtet origjinën nga një perëndeshë gjermanike e harruar? Çfarë fshihet pas mitit të Ostarës dhe pse të krishterët janë ende të ndarë rreth një pyetjeje kyçe?

A e dini se kisha ka kaluar shekuj duke debatuar rreth çështjes se cila është historia e vërtetë e Pashkës?

Shumë kohë para Krishtërimit njerëzit në të gjithë Europën festonin ardhjen e pranverës. Këto festa të lidhura me ekuinoksin e marsit, shënonin fundin e dimrit dhe rikthimin e jetës.

Ekzistojnë shumë histori për festivalin gjermanik të Ostarës, perëndeshës së pranverës, e cila ishte në qendër të festimeve dhe që shoqërohej nga kafshë të egra.

Legjenda e saj u bë e famshme në Gjermani në shekullin e 19-të, nëpërmjet koleksionit mitologjik të Jakob Grimmit. Nazistët e promovuan fuqimisht atë si një figurë të identitetit gjerman.

Megjithatë kërkimet e kohëve moderne sugjerojnë se legjenda u shpik pikërisht në atë kohë,nuk ishte kurrë pagane dhe se perëndesha mund të mos ketë ekzistuar kurrë.

Përkundrazi, thuhet se emri anglisht për festivalin rrjedh nga latinishtja "albis”, më vonë "eostarum” që do të thotë "agim”.

Me përhapjen e Krishtërimit, Ringjallja e Jezusit u lidh me traditat e vjetra pagane të pranverës.  Por kishte një problem: data e propozuar e Kryqëzimit nuk përputhej me ekuinoksin e pranverës. Kështu nisi dhe debati.

Kisha Romake Perëndimore tha se Pashka duhet të bjerë gjithmonë të dielën. Kisha Lindore e lidhi Kryqëzimin drejtpërdrejt me Pashkën.

Kjo mosmarrëveshje zgjati për shekuj me radhë derisa Këshilli i Nikesë i mbledhur në vitin 325 vendosi: Pashka është e diela e parë, pas së hënës së parë të plotë që pason ekuinoksin e pranverës.

Njerëzit vazhduan të debatonin për datën e saktë edhe shumë kohë pas kësaj teorie. Kjo është arsyeja pse shumë emra evropianë për Pashkën rrjedhin nga fjala hebreje "Pesach", e cila përmes latinishtes u përhap në gjuhë të tjera si spanjisht "Pascua", në danisht "Påske" apo shqip "Pashkë”.

Pranvera është stina e pjellorisë, dhe lepuri është simbol i saj. Ndërsa pulat kanë një cikël natyror kur lëshojnë vezët, i cili arrin kulmin në pranverë./DW

Po ndodh...

ide