The court overturns the suspension of the head of IMT Tirana, Rigers Sheqeri returns to work!

2026-04-02 13:29:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

The court overturns the suspension of the head of IMT Tirana, Rigers Sheqeri

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka rrëzuar masën e sigurimit të pezullimit nga detyra të kreut të IMT Tiranës Rigers Sheqeri.

Gjatë dëgjimit të palëve dhe verifikimit të kushteve të masës që ishte shpallur në mungesë u konstatua se nuk ekzistonin kushtet për pezullimin.

Pas masës së sigurimit, disa ditë më parë reagoi edhe IMT, e cila deklaroi se nga gjithë procedura e kryer nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë lidhur me procedurën inspektuese administrative ndaj shoqërisë “EUROCOL” sh.p.k., lidhur me punime ndërtimore të kryera në një kantier në zonën e Saukut, Njësia Administrative Farkë, Tiranë, është konstatuar ligjshmëria e plotë e ndërhyrjes ndërtimore.

Pas shqyrtimit të plotë të dokumentacionit, IMT konstatoi se dokumentacioni është i rregullt në formë dhe përmbajtje, ekziston bazë e plotë ligjore për kryerjen e punimeve, ndërhyrja është realizuar në përputhje me lejen e ndërtimit, dhe se punimet janë në funksion të një projekti të miratuar me interes publik.

 

Happening now...

ideas